Shteti i heq pensionin, biznesmeni i blen karrigen dhe kontratë pune për 1 vit- Ora News

2016-04-13 83

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për 15 vite, Dritan Maksutaj, 45 vjeçari nga Thumana bën përpjekje për t?u ngritur nga shtrati ku sëmundja e ka lënë të pafuqishëm për ti siguruar 5 fëmijëve bukën e përditshme. Invaliditetin nuk e ka të lindur, por të shkaktuar për shkak të mos kurimit në kohë të sëmundjeve.
Pamundësia për të lëvizur e ka penalizuar edhe me heqjen e pagesës së paaftësisë prej 9 mijë lekësh në muaj për të dhe kujdestarin që prej shtatorit të 2014.
Dritan Maksutaj: Me 14 shtator të 2014 mua më hoqën pensionin, po unë do dal, do shkoj tek doktori.kush do të më çojë?
Fatmirësisht, kur shteti bie pre e burokracisë, janë individë me zemër dhe dëshirë për të ndihmuar më të pamundurit e shoqërisë.
Besnik Bami, është një biznesmen i sukseshëm në sektorin e inftastrukturës dhe ndërtimit dhe ka vendosur të ndihmojë Dritanin, duke i ofruar një punë dhe një karrige elektrike që do t?ia lehtësojë lëvizjen.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shteti-i-heq-pensionin-biznesmeni-i-blen-karrigen-dhe-kontrate-pune-per-1-vit/