http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Mandateve u mblodh per te dytën here per deputetet Valentina Leskaj e Rakip Suli, këtë radhe jo per te diskutuar mbi parashikimet ligjore por per te zbatuar nje marrëveshje politike qe zhbllokon reformën ne drejtësi. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme t?i dërgoje mandatet e tyre ne gjykate kushtetuese por kete here palet nuk kane rene dakord per rrugën se si do shkojnë ne Gjykate. Sipas PD ne Kushtetuese duhet te shkoje kërkesa hartuar nga opozita e jo letra e vete deputeteve Suli e Leskaj.Arben Ristani: Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të shkojnë kërkesa e zonjës Leskaj dhe e zotit Suli. Në Gjykatën Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i Parlamentit, së bashku me kërkesën e deputetëve të PD, të cilët kërkojnë mbarimin e mandatit. Kjo çështje është diskutuar edhe ne mbledhje grupi, dhe është vlerësuar nga nënkryetari demokrat Edi Paloka fakti qe mazhoranca u tërhoq dhe mandatet do te shkojne ne Kushtetuese. Përtej shqetësimit per mandatet, opozita ka dhe nje tjetër çështje qe ka lidhje me ngritjen e komisionit hetimor per CEZ. Do te jete seance e se enjtes, e cila do te përcaktoje edhe vendimin përfundimtar te opozitës, nese do te shkoje apo jo ne mbledhjen e komisionit te reformës ne drejtësi qe është thirrur ne 15 prill.