http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Salla e Koncerteve në Akademinë e Arteve është mbushur mbrëmjen e së martës me tingujt e bukur. Klasikët e mëdhenj janë interpretuar nga studentët e tenorit Kastriot Tusha, që kanë sjellë nje koncert të shoqëruar nga tingujt e një pianoje. Sopranot Kejti Karaj, Feride Elmazi dhe Ambra Devolli janë ngjitur në skenë të parat së bashku me tenorët Enea Çerashi, Gerald Murrja dhe Klajdi Karraj, pasi pjesa e dytë e këtij koncerti vokal kanë qenë duetet me profesorin e tyre Kastriot Tushën. Për Kastriot Tushën, ky nuk do të jetë i fundit, pasi ata që kanë punuar me të e dinë se të tilla koncerte të tilla i ka traditë.