Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit Igli Totozani, ka nisur një aksion për monitorimin në terren të kushteve të trajtimit të të miturve në Shtëpitë e Fëmijës, në të gjithë vendin. Kontrolli do të përfshijë trajtimin nga pikëpamja sociale, psikologjike dhe shëndetësore të fëmijëve në këto qendra, por edhe verifikimin e çdo punonjësi në Shtëpitë e Fëmijës lidhur me arsimimin, trajnimin dhe profesionalizmin në ushtrimin e detyrës. Nisur nga rastet e dhunës së përsëritur ndaj të miturve në shtëpitë e fëmijës, Avokati i Popullit ka ngritur një grup të posaçëm ekspertësh për të verifikuar dhe evidentuar çdo rast shkelje apo keqtrajtimi të fëmijëve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/femijet-jetime-totozani-asnje-tolerance-ndaj-dhunes/