Report TV - S’marrin pagat, punëtorët e Ballshit në protestë: Qeveria të ndërhyjë

2016-04-13 0

Punëtorët e uzinës së Ballshit kanë protestuar sot përpara godinës së Institucionit të Prefektit të Qarkut të Fierit, pasi kanë muaj që nuk marrin pagat e tyre për punën që kanë bërë në këtë uzinë.

Sipas protestuesve, Prefekti duhet të ndërmjetësojë me qeverinë që problemi i tyre të zgjidhet dhe ata ti rikthehen jetës normale, pasi nuk kanë të ardhura të tjera për të mbajtur familjet e tyre.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra punonjës të kësaj uzine, të cilët prej muajsh nuk po gjejnë një dakordësi me administratorët e uzinës për tërheqjen e pagave.

Free Traffic Exchange