Report TV - Presidenti Nishani shkon me eskortë te protesta e Liqenit

2016-04-13 8

Eskorta e Presidentit Bujar Nishani përshkoi edhe sot mes për mes Parkun e Liqenit të Tiranës. Si thuajse çdo ditë por këtë herë me itinerar të ndryshëm, kreu i shtetit iu bashkua protestës së Shoqërisë Civile në mbrojtje të parkut, nga ku përcolli mesazhe të forta se duhet rezistencë dhe protestuesit të mos lodhen.
Kreu i shtetit iu bashkua protestës së Shoqërisë Civile në mbrojtje të parkut, nga ku përcolli mesazhe të forta se duhet rezistencë dhe protestuesit të mos lodhen, sikurse akuzoi institucionet, kryesisht Bashkinë e Tiranës se po shkel ligjin. Por nga ana tjetër, për ironi të fatit, shkelje konsumoi edhe vetë Presidenti, kur me automjetet e Gardës kaloi përmes Parkut, në një kohë kur qarkullimi i makinave në hapësirën e gjelbër është i ndaluar.