http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë mjetet qe 45-vjeçari Nadir Shiroku përdorte për prodhimin e minave dhe bombave me telekomandë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Juban të Shkodrës, Shirokut iu gjetën dylbi snajperi, telekomanda, karta telefoni, aparat fotografik, bateri, ampermatës, usb, disa lloje kaçavidash, disa lloje telefonash celulare, mandate arkëtimi në emrin tij dhe tela. Nadir Shiroku u zbulua pas dëshmisë së njërit prej të arrestuarve ne 26 mars të këtij viti, ne operacionin e koduar me emrin Porosia, ku ranë në pranga tre persona. Pikërisht njëri prej tyre ishte klient i Shirokut dhe tregoi emrin e tij. Policia dyshonte se minat e telekomanduara vinin nga Mali i Zi, por hetimet zbuluan se ato ishin prodhuar vetëm nga Nadir Shiroku dhe u shiteshin grupeve krinimale ne Tiranë e disa qytete të tjera. Shiroku është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar në vitin 1996 me 18 vite burg për ?vjedhje me armë? dhe ?armëmbajtje pa leje?. Edhe në Elbasan, policia ka arrestuar tre persona që kishin armë, municione dhe lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë Marsel Cani, Elton Ago dhe Leo Deliu. Në shtëpitë e tyre policia zbuloi tre armë zjarri automatik, 130 fishekë, një pistoletë, si dhe 250 gram Cannabis Sattiva.