Të burgosurit për vepra të lehta penale dhe të parrezikshëm do të bëhen pjesë e punëve në shërbim të komuniteteve lokale në ato bashki që kanë në territorin e tyre burgje.
Kjo nismë është bërë publik nga ministri i drejtësisë Ylli Manjani në aktivitetin e binjakëzimit të burgjeve shqiptare me ato angleze ku ai beri prezent një kërkesë të kreut të Bashkisë Fier Armando Subashi.
"Kryetarin e Bashkisë Fier e falenderoj për këtë ide, që për disa kategori të dënuarish në burgun e Fierit, të angazhohen në disa punë publike. Një zgjidhje kjo e mirë për të ndihmuar Bashkinë dhe komunitetin e Fierit. E gjeta me vend ta mbështes këtë ide dhe t'i ftoj kryetarët e bashkisë për ta shtrirë këtë projekt-ide edhe më gjerë. Ata që janë prapa hekurave nuk i kemi çuar në një kamp pushimi, por janë në një sistem të kufizimit të të drejtave. Synimi jonë është jo ndëshkimi, por trajtimi. Jo ndëshkimi, po integrimi. Për të arritur në një standard, drejt burgjeve të hapura, do ofrojmë kushte. Nuk kam parasysh këtu që të ftojmë njerëzit të vrasin, por detyra e shtetit është integrimi, për të miturit dhe gratë. Jo burg i detyruar, por shkollë me dhunë, pra arsim profesional?, u shpreh Manjani.
Me atë të binjakëzimit me sistemin anglez të burgjeve synohet që të burgosurit shqiptar të kalojnë pjesë më të madhe të vuajtjes së dënimit në jetë aktiv si punë publike, shërbim prove dhe edukim.
Kjo sipas kreut të Burgjeve Artur Zoto do të ndikonte ndjeshëm që nëpërmjet shërbimit të provës të ulej mbipopullimi i krijuar në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend si dhe të ulej kosto në buxhetin e shtetit.