Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj për bujqësinë. Letra e dytë e Vasilit vjen dy javë pasi i kishte shprehur shqetësimet e tij dhe nuk kishte marrë përgjigje.