Anastas Kostandini sjell artin e ndaluar në diktaturë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-12 22

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Figurat gjeometrike e përjashtuan vite më parë nga Akademia e Arteve. Gjithçka ndodhi para plenumit të katërt. Anastas Kostandini u citua që atëherë një artist modernist, u përjashtua nga Akademia me synimin për ta ndalur rrugëtimin e tij artistik që në vitin e parë. Por ai nuk u ndal. Një stil të tillë e përcjell edhe sot pas shume vitesh në 40 veprat që ekspozon në Galerinë e Universitetit të Arteve. Pasqyra e thyer, imazhet e së cilës përthyen nga një tablo në tjetrën, sjellin një realitet të përmbysur, që krijuesi i tyre preferon ta quajë një vepër në vazhdimësi. I ndodhur mes realitetit të një qyteti shqiptar në vitin 1997 dhe një metroje në Francë, kjo ekspozitë që i çeli dyert për publikun pasditen e së hënës, ju fton në një botë ku gjeometria flet shumë përmes ngjyrash.

Free Traffic Exchange