Report TV - Takimi/ Llalla informon Nishanin për hetimet e rrëzimit të Helikopterit

2016-04-12 3

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Takimi mes Nishanit dhe Llallës është zhvilluar në Presidencë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se pjesë e takimit ka qenë informimi për hetimet lidhur me rrëzimin e Helikopterit të Ushtrisë EC 145, në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Gjithashtu, të njëjtat burime theksojnë se pjesë e këtij diskutimi ka qenë edhe ecuria e reformës në drejtësi.

Free Traffic Exchange