Report TV - Shkollat profesionale hapur deri më 15 shtator, Klosi: Mundësi punësimi

2016-04-12 0

Deri në 15 shtator të gjitha shkollat e arsimit profesional do të jenë hapur për nxënësit dhe prindërit, në mënyrë që të shikojnë mënyrën se si zhvillohet mësimi.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi gjatë një vizite të nxënësve të Tiranës në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizimit u bëri apel prindërve të zgjedhin arsimin profesional.

Nxënësit kanë parë nga afër mënyrën se si zhvillohet mësimi.

Ndërkohë biznesmeni Ilir Dushkaj i cili kërkon 20 banakierë, u bëri apel të rinjve të zgjedhin arsimin profesional.

Në dy vitet e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme numri i nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe sipas të dhënave janë rreth 26 mijë vende pune të lira këtë fushë.