Dritare - Kush janë gazetarët shqiptarë të “Panama Papers” - 11 Prill 2016 - Vizion Plus - Talk Show

2016-04-11 4

https://twitter.com/RudinaXhunga
https://www.facebook.com/Dritare-nga-Rudina-Xhunga-519752044766771/
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kush janë gazetarët shqiptarë të ?Panama Papers?. Interviste me Drew Sullivan, Drejtor i OCCRP (Organizata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit), e cila operon në Evropën Lindore, Ballkan dhe Rusi dhe shumë shpejt do të sjellë emrat e përfshirë në Panama Papers. Pyetjeve të Rudina Xhungës, kur dhe sa shpejt, do të ndodhë kjo, Drew Sullivan i përgjigjet:?Jemi ende në proces. Ende nuk janë hapur në mënyrë të thelluar, dokumentet nga Shqipëria. E nisëm me Rusinë që kishte shumë materiale pastaj me Serbinë, Rumaninë, Çekinë. Më beso, njerëzit janë duke punuar dhe ne do t?i japim emrat, sa më shpejt të jetë e mundur. Për ta bërë këtë, do të vijnë në Bosnjë, ku ne kemi qendrën, disa gazetarë shqiptarë, me të cilët OCCRP po bashkëpunon. Ne nuk e dimë kush është kush, kush nga Shqipëria, Maqedonia apo Kosova. Ata e dinë këtë ? I pyetur se në median shqiptare është thënë që në ?Panama Papers? ka emra shumë të rëndësishëm nga Shqipëria dhe kjo duhet të ketë dalë prej gazetarëve që punojnë me OCCRP, Drew Sullivan, përgjigjet prerë: ?Kush e thotë këtë? Gazetarët të cilët po punojnë me ne, kanë rregulla strikte bashkëpunimi dhe ju është bërë e qartë të mos komunikojnë me askënd. Mesa di unë, ata e kanë mbajtur fjalën. Nuk besoj të ketë folur asnjë prej tyre. A ka emra shqiptarësh të rëndësishëm? Unë i di emrat, por urrej të flas para kohe. Kjo është një maratonë, jo një sprint.?