Report TV - Vrasja në Elbasan, autorët të maskuar, 5 plumba viktimës

2016-04-11 3

Një 51-vjeçar babai i tre fëmijëve që rezulton të jetë vëllai i Gentian Beqirit, vrarë në 2012 në Elbasan, është ekzekutuar pranë biznesit të tij me disa plumba në mesnatën e 11 prillit biznesmeni Saimir Beqiri.

Vrasja e Beqirit dyshohet se ka lidhje me një seri ekzekutimesh të ndodhura në Elbasan si pasojë e hakmarrjes mes fiseve Çapja-Mema.

Beqiri ka pikasur autorët që po e ndiqnin me automjet në segmentin rrugor Elbasan-Metalurgjik, dhe pas kësaj ka tentuar të fshihet në biznesin e tij, një karburant që e zotëron në këtë segment rrugor.

Sipas burimeve të prokurorisë së Elbasanit autorët e kanë ndjekur, edhe pasi ai ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të fshihet.

Në këtë vrasje mendohet se kanë marrë pjesë dy persona të maskuar më paruke, të cilët pasi e kanë ndjekur Saimir Beqirin edhe pasi ka zbritur nga makina, kanë mundur ta vrasin atë jo në biznesin e tij, por në një biznes tjetër kur Beqiri po përpiqej të gjente strehim, për t'ju shmangur vrasësve që e ndiqnin.

Beqiri ka vrapuar në oborrin e ?Bar Zgara?, një lokal aty afër karburantit, duke dalë në anën e prapme të lokalit dhe ka tentuar që të kalojë murrin rrethues, duke përdorur një derë hekuri të vjetër.

Mirëpo pikërisht në këtë moment, Saimir Beqiri, është arritur nga autori i vrasjes i cili e ka qëlluar disa herë më pistoletë atë duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja sipas anëtarëve të grupit hetimor mendohet të ketë ndodhur rreth orës 1:30 të natës, ndërkohë që viktima ka njohur autorin e krimit.

Ekzekutimi i 51-vjeçarit është bërë në një distancë të afërt, ku autori pasi është siguruar që kishte vrarë Beqirin është larguar nga vendi i ngjarjes duke u ndihmuar nga një person tjetër, që e priste në rrugë me makinë.