http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në vitin 2013, pas zgjedhjeve politike, Ben Blushi nuk ishte dakord me kërkesën e Edi Ramës për hapjen e kutive, tani pas referendumit në partinë ku ende militon, kërkon hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve partiake. Në deklaratën bërë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Blushi tha se referendumi në PS u shndërrua në qesharak. Ai nuk pohoi se do të largohej nga PS, por theksoi se askush nuk e ndalon të takohet me socialistët. Burimet bëjnë me dije se deputeti Blushi, gjatë mbledhjes së grupit me dyer të mbyllura dhe që zgjati për rreth 1 orë, ka kërkuar t?i vihen në dispozicion materialet zgjedhore dhe pse nuk u lëjua të kishte vëzhgues. Përgjigjen e morri nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, i cili i tha se për materialet zgjedhore të bëjë një kërkesë zyrtare. Ndërkohë sa i takon vëzhguesve, Blushit i është bërë e qartë se ai nuk prezantoi asnjë kërkesë për të pasur vëzhguesit e tij pranë Qendrave të Votimit.