Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, opsionet e opozitës për sistemin zgjedhor që garanton votën e qytetarëve dhe programi elektoral i së djathtës ishin në fokus të një diskutimi të gjatë të kryetarit Basha me aleatët e PD në opozitë.
Për rreth 120 minuta në këtë tryezë është diskutuar posaçërisht për reformën zgjedhore, ndërsa kryetari Basha pas këtij takimi theksoi se për reformën zgjedhore opozita insiston në votimin dhe numërimin elektronik të votave, në financimin e partive nga buxheti i shtetit dhe një sistem që garanton në mënyrë transparente votën e qytetarëve.
"Zgjedhjet po afrojnë dhe qytetarët do të tregojnë pakënaqësinë nga kjo qeverisje. E gjithë vëmendja e koalicionit qeveritar përqendrohet në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Strategjia jonë që po rakordohet me partitë e tjera që i janë bashkuar tryezës, edhe atyre do t?i bashkohen, synohet në garantimin e votës. Çështja e financimit të parimit është me interes. Financimi i partive duhet të jetë transparent. Synohet edhe garantimi i lirë së medias. Çështja tjetër ka të bëjë me sistemin ku partitë e koalicionit kërkojnë garantim të përfaqësimit të qytetarëve shqiptare në zgjedhje. Diskutuam që gjitha opsionet që garantojnë një përfaqësim sa më të lartë", u shpreh kryetari demokrat, Lulzim Basha.