Panik në shkollën Adem Gjeli në Fushë-Krujë.
Rreth 1.200 nxënës të kësaj shkolle janë alarmuar pasi kanë ndjerë një erë të rëndë, e cila më pas u ka shkaktuar probleme shëndetësore.
Fëmijët kanë shfaqur probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe dhimbje koke.
Pas verifikimeveve, policia deklaron se situata është shkaktuar nga djegia e disa mbeturinave në ambientet e shkollës.