Report TV - Rruga “Pavarësia” përplas Bashkinë Durrës e PD-në, çështja në Prokurori

2016-04-11 5

Partia Demokratike e Durrësit ka bërë kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre për Bashkinë e Durrësit dhe kryetarin e saj, Vangjush Dako, pasi sipas saj rruga ?Pavarësia? u rikonstruktua vitin e kaluar, ndërkohë që tashmë kanë nisur punimet përsëri me një fond të ri.

Sipas Partisë Demokratike, ky është një abuzim i hapur me fondet, në një kohë kur rruga është rikonstruktuar njëherë.

?Në cilësinë e kryetarit të PD depozitova në prokurori një kallëzim ndaj bashkisë dhe kryetarit Vangjush Dako. Për abuzim me fondet publike dhe shpërdorim detyre. Prokuroria duhet të hetojë këtë fakt, për të bërë transparencë. Para pak kohësh u bë një ndërhyrje në këtë rrugë, investim që përfundoi vitin e kaluar me 2 miliard lekë. Këtë vit po hidhen në erë rreth 2.2 milion lekë të vjetra. Denoncoj, pasi këtu ka abuzime e vjedhje të pastra. Po pengohet sezoni turistik? tha Osman Stafa.

Free Traffic Exchange