Rreth 1.200 nxënës të shkollës 9-vjeçare ?Adem Gjeli? në Fushë-Krujë janë nxjerrë nga klasat ku ata zhvillonin mësim nga mësuesit e tyre, pasi rrjedhja e gazit nga
nga sistemi ngohës i shkollës, ka bërë të pamundur zhvillimin e mësimit.
Gazi ka bërë që disa nxënësit të kenë pasur probleme me frymëmarrjen, por nuk raportohet për dëmtime të rënda shëndetsore.
Burime nga policia kanë konfirmuar se rrjedhja e gazit erdhi si pasjoë e një defekti në sistemin ngrohës së shkollës.
Për shkak të kësaj ngjarjeje është anuluar edhe mësimi. Mësohet se në shkollën 9-vjeçare zhvillohej mësim me dy turne.