Report TV - Ersekë, 2 vëllezër barinj qëllohen me armë: Jemi në rrezik për jetën

2016-04-11 1

Dy vëllezërit, të cilët u plagosën me armë zjarri nga një person i maskuar mbrëmjen e 9 prillit në malin e Leshnicës në Kolonjë të Ersekës, kanë bërë apel për ndihmë.

31-vjeçari Dritan Dorezi dhe vëllai i tij 34-vjeçar Armando Dorezi kanë kërkuar sot ndihmën e autoriteteve duke thënë se ndihen të kërcënuar. Ata janë shtruar në spitalin Rajonal të Korçës për shkak të palgëve të marra, por mësohet se aty nuk ka prezencë të forcave të policisë që garantojnë sigurinë e tyre.

?Ndodhemi në spital, nuk kemi asnjë polic te dera?, është shprehur Dritani, ndërsa sipas policisë, nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Përpos frikës për jetët e tyre, vëllai tjetër shpreh shqetësimin edhe për fatin e bagëtive të fermës së tyre. Ai tregon se që prej tre ditësh policia nuk lejon asnjë të kujdeset për fermën, por ngre edhe shqetësimin se shërbimi spitalor ndaj tyre nuk ka qënë i duhuri.

Dy vëllezërit janë qëlluar me breshëri automatiku teksa kullosnin bagëtitë, nga një person ende i paidentifikuar.

Autori është larguar me shpejtësi, ndërsa të plagosurit, me ndihmën e fshatarëve të zonës janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Free Traffic Exchange