Report TV - Zhbllokohen eksportet në Maqedoni Edmond Panariti: Ndalimi pa arsye

2016-04-11 0

Zhbllokohen eksportet me Maqedoninë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili theksoi se tashmë 6 kamionët e bllokuar në kufi janë lejuar të ndjekin intenerarin e parashikuar, ndërsa ndalimi i tyre në kufi ka qenë pa asnjë arsye.

?Veprimi i autoriteteve maqedonase shkaktoi dëme të mëdha. I japim fund njëherë e mirë barrierave të panevojshme në kohën e pikës së prodhimi?, tha Panariti.

Më tej, ministri i Bujqësisë tha se Shqipëria i përmbahet detyrimeve që lindin nga marreveshja e tregtisë së lire, por nëse Maqedonia nuk e bën një gjë të tillë, atëherë krijohen hapësira për konkurrencë te pandershme.

Këto deklarata, kreu i bujqësisë i bëri gjatë fjalës që mbajti para nisjes së analizës vjetore të vitit 2015.

Free Traffic Exchange