Elbasan - Ekzekutohet me armë zjarri vëllai i Gentian Beqirit - Ora News-

2016-04-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

40-vjeçari i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Elbasan është vëllai i Gentjan Beqirit, i cili është vrarë më 15 gusht 2012 në banesën e tij ku ndodhej nën masën e arrestit shtëpie.
Sajmir Beqiri u gjet i vrarë me armë zjarri pranë një lokali në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, 11 prill 2016, rreth orës 7:00, në fshatin Katund i Ri, në aksion rrugor Elbasan-Metalurgji.
Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan policinë, pasi dëgjuan të shtëna me armë.
Gazetarja e Ora News, Belinda Ruçaj informon se një nga pistat e hetimit është dhe ajo e hasmërisë. Disa burime jo zyrtare thonë se 40-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është ndjekur nga një tjetër makinë ku mendohet se kanë qenë atentatorët, të cilët i kanë kërkuar kthimin e detyrueshëm në lokal, më pas e kanë ekekutuar.
Ekspertë hetimorë nga Tirana kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje dhe dëshmitarë okularë, ndërsa në vendin e krimit janë gjetur edhe gëzhoja.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vritet-nje-40-vjecar-ne-nje-lokal-ne-elbasan/

Free Traffic Exchange