Partia Demokratike e Vlorës denoncoi punimet e paligjshme që po zhvillohen në bregdetin e Qeparos, te ato që njihen si sarajet e Koço Kokëdhimës. Dhjetra automjete po ndërhyjnë në këtë plazh të bukur të bregut, në mënyrë të paligjshme duke shkatërruar ekosistemin.
Kryetari i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj u shpreh se ky ndërtim mishëron qeverisjen e Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, ku qytetarët e thjeshtë futen në burg për vendosjen e një tjegulle, ndërsa Koço prish ekosistemin për interesat e veta.
?Jemi sot këtu për të bërë denoncimin ndaj kësaj qeverie, të korrupsionit të kësaj qeverie, të keqqeverisjes së kësaj qeverie. Mund të shikoni që këtu është kështjella e radhës e Koço Kokëdhimës, pashait të jugut. Ju mund të shihni që një qytetar i thjeshtë nuk ndërron dot një dritare, Koço jo vetëm ndërton kështjella por grabit pasurinë kombëtare, prish zhavorin e detit, e merr këtë zhavor dhe e përdor për kështjellën e tij duke prishur të gjithë ekosistemin mjedisor dhe të detit. Kjo është qeveria, ky është Koço Kokëdhima, ky është Edi Rama. Ne e kemi denoncuar këtë objekt si të paligjshëm prej dy vitesh. Qytetari i thjeshtë nuk vendos dot një tjegull ndërsa Koço mund të bëjë bëjë gjithçka, është Pashai, është komisari i dritës së jugut?, tha Meminaj.