Ndihma ekonomike, 79.500 familje me lëmoshë - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-04-10 75

Elbasani kryeson listën e qyteteve me numrin më të madh të familjeve, që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të tremujorit të fundit të vitit 2015 nga Instituti i Statistikave, 18.6% e mbështetjes sociale, që buxheti i shtetit jep drejtpërdrejt për familjet, shkon për Qarkun e Elbasanit, pasuar nga qarqet e veriut: Dibra me 16.4%, Shkodra me 13.6% dhe Kukësi me 12.8%.