Report TV - IKMT: 8 vite burg nëse ndërtoni pa leje në tokë shtetërore, 3 firmës

2016-04-10 3

Kush ndërton pa leje në tokën publike për qëllime fitimi rrezikon 2 deri 8 vite burg, ndërkohë 1 deri 5 vite burg rrezikon kush ndërton pa leje në tokën e tjetrit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka publikuar në faqen e vet zyrtare dënimet që parashikon Kodi Penal për ndërtuesit pa leje.

Dënimit me burg nuk i shpëtojnë as ata që ndërtojnë pa leje në tokën e tyre, për të cilët Kodi penal parashikon deri 1 vit heqje lirie. Nga ana tjetër, kompanitë të cilat janë pjesë e ndërtimeve pa leje, (kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh) dënohen me 3 vjet burg.

Në rast të konstatimit të shkeljeve, Inspektorati mban një procesverbal dhe brenda 10 ditëve nga konstatimi i kundërvajtjes, IKMT dhe ai i Njësisë Vendore nxjerrin vendimin për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, të cilat nënshkruhen nga kryeinspektori.

Vendimi për pezullimin e punimeve në ndërtim merret kur është i nevojshëm një afat kohor paraprak për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore. Vendimi për prishje shoqërohet me vendimet e dënimit me gjobë dhe për kundërvajtësin përgatitet kallëzimi penal, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura informon opinionin publik lidhur me ecurinë e deritanishme të punës që po bëhet për zbardhjen e ngjarjes tragjike me helikopterin e aksidentuar EC 145.

Free Traffic Exchange