PD akuzon Kokëdhimën: Po shkatërron detin, ruan parullat e Enverit

2016-04-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia demokratike e Vlorës ka akuzuar deputetin socialist se po shkatërron bregdetin e jugut për të ndërtuar sarajet e veta dhe se po mundohet të kthejë periudhën e komunizmit me anë të parullave. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Koço Kokëdhima i cili i ka cilësuar veprimet e PD-së si të dëshpëruara. Sipas Kokëdhimës vendosja e parullave të kohës së komunizmit është ka vetëm synime historike.
Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë ka akuzuar deputetin socialist Koço Kokëdhima se po shkatërron bregdetin në Qeparo për të përfitime vetjake. Moisi Meminaj denoncoi edhe vendosjen e parullave të kohës së komunizmit në fshatin Kudhës të Himarës.
Meminaj: Është kështjella e radhës e Koço Kokëdhimës, pashait të Jugut me plot gojën. Kur një qytetar i thjeshtë nuk ndryshon dot një dritare, Koçua jo vetëm që ndërton kështjella, por grabit pasuri kombëtare. Prish zhavorrin e detit, duke prishur ekosistemin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuzon-kokedhimen-po-shkaterron-detin-ruan-parullat-e-enverit-deputeti-opozita-eshte-thare-nga-trute/