Report TV - Veliaj në Yzberisht: Në maj merr fund problemi me ujin e pijshëm

2016-04-10 8

Brenda muajit maj do të marrë fund problemi i ujit të pijshëm për shumicën e banorëve të zonës së Yzberishtit.

Kjo pasi Bashkia e Tiranës, pas përfundimit të fazës së parë të punimeve në rrugën "3 dëshmorët", ka nisur fazën e dytë të zbatimit të projektit për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në 200 shtëpitë e para që do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj i cili pa nga afër punimet tha se këtë verë, qytetarët nuk do të vuajnë furnizimin me ujë.

?Më vjen mirë që kjo do të jetë vera e parë ku nuk do të kemi problematikat e boteve të ujit sepse depozita e re e ujit, depoja e madhe, do të rrisë kapacitetin me 4 herë, por sigurisht edhe pjesa e zonës informale do të përfitojë ndjeshëm?, tha Veliaj duek shtuar se projekti ën fjalë është dëshmi e mirëmenaxhimit të UKT.

Sa i përket depozitave, Veliaj ka deklaruar se heqja e tyre do të fillojë pikërisht kur uji i pijshëm të jetë siguruar 24 orë.

?Pasi qytetarët të binden dhe të shikojnë vetë që uji vjen pa ndërprerje, atëherë do t?i lusim që në një periudhë disa javore të fillojnë reduktimin e depozitave. Ndaj, dua të qetësoj të gjithë qytetarët, bashkia nuk do të vijë të heqë depozitat, përkundrazi, bashkia do t?u sjellë shërbimin me ujë 24 orë dhe teksa provohet që uji ka ardhur 24 orë, iu kërkojmë gradulisht reduktimin e depozitave?, shtoi Veliaj.