http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e zonës se Yzebrishtit, nuk do te presin me furnizimin me bote, ne mungese te ujit te pijshëm. Brenda muajit maj, Bashkia e Tiranës do te përfundoje punimet për shtrirjen e rrjetit te ujësjellësit. Nga faza e pare e projektit, 200 familje do te furnizohen pa ndërprerje. Punonjësit e ujësjellësit kane kryer edhe zgjerimin e depos se ujit, duke e rritur kapacitetin 4 here. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjate inspektimit te punimeve, deklaroi se taksat e banoreve te Tiranës, po kthehen ne investime. Veliaj ka sqaruar edhe deklaratat ne lidhje me heqjen e depozitave ne disa zona te Tiranës, ku janë kryer investime. Sipas kryebashkiakut, reduktimi i depozitave do te behet vetëm pasi banoret te sigurohen se furnizohen pa ndërprerje me ujë. Ndërkohe kreu i ujësjellësit Redi Molla, siguroi se këtë vere situata e furnizimit me ujë, do te jete me e mire për shkak te investimeve, qe po kryhen ne zona te ndryshme te Tiranës.