Rama nis vizitën në Amerikë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-10 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama niset drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ku per here te pare do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Shtëpinë e Bardhe. Ne 14 prill, kryeministri Rama do te takohet me presidentin e Shteteve te Bashkuara, Barak Obama, dhe zëvendës-presidentin Joe Biden. Pjese e delegacionit shqiptar, do te jene edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri. Kryeministri Edi Rama eshte takuar dhe me pare me presidentin e Shteteve te Bashkuara Barak Obama, por ky eshte takimi i pare zyrtar ne Shtëpinë e Bardhe. Por takimi i pare qe lideri i mazhorances Rama do te zhvilloje gjate qëndrimit ne Shtetet e Bashkuara është ai me diasporën shqiptare. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, kryeministri shkruan: Vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara nis nga Nju Jorku, me një takim të veçantë me diasporën shqiptare në metropolin amerikan, për të lançuar edhe projektin e samitit të parë mbarëkombëtar të diasporës shqiptare, në nëntor të këtij viti në Tiranë.Vizita e delegacionit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara vjen vetëm pak jave pas 25-vjetorit te rivendosjes se marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.