Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një djalë vetëm 20 vjeç humbi jetën paraditen e së dielës, 10 prill 2016 në një aksident automobilistik në autostradën Fier- Lushnjë ne km 4 te autostrades.
Në automjet ndodheshin dy të rinj nga fshati Gur i Divjakes të cilët ishin duke udhëtuar në drejtim të Lushnjës me mjetin e tyre tip Ford Mondeo.
Në afërsi te fshatit Savër drejtuesi i mjetit Odeon Zgjana ka tentuar të parakalojë një mjet, por kjo ka rezultuar fatale për ta, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrieren trafik ndarëse e me pas me ato anësore.
Përplasja ka qenë shume e forte çka ka bërë që Ermal Mara 20 vjec, pasagjer të marrë dëmtime të rënda duke humbur jeten në spital ndërkohë Odeon Zgjana drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e traumes për ndihmë më të specializuar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/20-vjecari-humb-jeten-ne-autostraden-fier-lushnje/