Report TV - Aksident në Lushnje-Rrogozhinë vdes 19-vjeçari, dy të plagosur

2016-04-10 1

Një aksident rrugor me një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Mësohet se viktima është 19-vjeçari Ermal Manaj, banues në fshatin Babunjë të Lushnjes, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Ai ishte pasagjer (në sediljen e pasme) në automjetin më targë ?Ford? me targë A 444 JO, që është përlasur me pjesën anësore të rrugës, pasi drejtuesi i autoveturës ka humbur kontrollin. Në automjetin që drejtohej nga 23-vjeçari Odean Gjana, udhëtonin gjithsej tre të rinj, sipas njoftimit paraprak të policisë.

Gjana dhe pasagjeri tjetër mësohet se janë plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit.

Të njëjtat burime shtojnë se shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte automjeti, si dhe lagështia në rrugë. Nga pamjet, duket se përplasja ka qenë e fortë saqë automjeti është shkatërruar dhe një prej dëshmimtarëve tha se një prej dyerve të pasme të automjetit ka mbetur e bllokuar pas përplasjes.