Basha: Dalja nga kriza nis me ndarjen e pushtetit nga krimi- Ora News

2016-04-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Programi i PD-së ishte në qendër të bashkëbisedimit mes banorëve të Vaqarrit dhe Farkës me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Basha vuri theksin tek shkëputja nga krimi dhe nxjerrja e parave nga xhepat e oligarkisë, kthimi i tyre në ekonominë kombëtare
Lulzim Basha: ?Këta erdhën me premtim ?rilindje? e po qeverisin me shullazët. Këta erdhën me premtim vende pune e po qeverisin duke i nxjerrë shqiptarët nga shtëpitë e tyre e duke i çuar në emigracion. Hapi i parë është shkëputja nga krimi. Nuk është puna se të ndihmon vetëm me ardhë në pushtet po pastaj do doganat, do tenderat, do emërimet. Në radhë të dytë është nxjerrja e parave nga xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe kthimi i tyre në ekonominë shqiptare, pra në xhepat tuaj. Kjo ndodh përmes votës. Votës që i trembet kaq shumë ky edhe në partinë e vet, le më para popullit. Pse i trembet votës?! Sepse e di që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë. Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t?i japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-dalja-nga-kriza-nis-me-ndarjen-e-pushtetit-nga-krimi/