Report TV - Aksident në aksin Fier-Lushnje humb jetën i riu, tre të plagosur

2016-04-10 4

Një aksident rrugor me një të vdekur dhe tre të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Mësohet se viktima është Ermal Manaj, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Ai ishte pasagjer në automjetin tip ?Ford? me targa A 444 JO, që është përlasur me pjesën anësore të rrugës. Në automjet, mësohet se udhëtonin katër të rinj, dy djem dhe dy vajza.

Tre të plagosurit e tjerë janë transportuar për në spital dhe mësohet se një nga vajzat ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte automjeti, si dhe lagështia në rrugë.

Nga pamjet, duket se përplasja ka qenë e fortë saqë automjeti është shkatërruar dhe një prej dëshmimtarëve tha se një prej dyerve të pasme të automjetit ka mbetur e bllokuar.