2 vëllezër janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në malin e Leshnicës në Kolonjë.
31 vjeçari me iniciale D.D dhe vëllai A.D 34 vjeç janë qëlluar me breshëri automatiku teksa kullosnin bagëtitë.
Autori është larguar me shpejtësi, ndërsa të plagosurit me ndihmën e fshatarëve të zonës janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.