Report TV - Hafizi letër Komisionit Zgjedhor të PS: Dua listat, s'më latë vëzhgues

2016-04-09 0

Zëri kundër i socialistëve Mimoza Hafizi i ka drejtuar një letër komisionit Zgjedhor të Partisë Socialiste Bashkisë Shkodër ku i kërkon përgjigjje për disa kërkesa të saj. Në letër Hafizi pretendon se ka 3 orë në pritje të takimit për kërkesat që ka adresuar ndersa mbahet Referendumi ne PS.

"Kërkoj të njihem në mënyrë zyrtare me përbërjen e re të komisionit tuaj, e cila është vendosur dje pasdite, siç ma konfirmuan nga zyra e organizimit e selisë së PS. Kërkoj të kem një fotokopje të shkresës zyrtare të emërimit. Kërkoj të di se pse KZPB Shkodër nuk është mbledhur asnjëherë, të paktën deri dje pasdite. Kërkojtë më jepet lista me adresat e të gjitha qendrave të votimit në Bashkinë Shkodër. Kam mbi 24 orë që përpiqem ta kontaktoj KZPB Shkodër, me qëllim për të akredituar vëzhguesit e mi për procesin e referendumit në Bashkinë Shkodër. Në momentin e tanishëm sigurisht ky akreditim s?mund të ketë më vlerë. Në mungesë të vëzhguesve, kërkoj që në fund të procesit të pajisem me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit, me nënshkrimet e votuesve, për të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë Shkodër. "-shkruan Hafizi

Free Traffic Exchange