Tre ditë pas aksidentit tragjik, kur humbën jetën dy pilotë, dhe një i tretë u plagos, Prokuroria e Shkodrës regjistron procedimin për dyshimin e shkeljes së rregullave të fluturimit ajror dhe lëvizje të trupave ushtarake pa një shkak të ligjshëm.
Burime nga prokuroria e Shkodres thanë se nuk dihen shkaqet se përse helikopteri EC145 u ngrit nga baza e Farkës.
Organi i akuzës, pritet të marrë dokumentacionin në bazën ajrore të Farkës si edhe në qendrën e kontrollit të raportimit në Rinas.
Ndërkohë zhytësit e RENEA-s gjetën kutinë zezë të helikopterit. Të pranishëm ishin edhe ekspertët francezë dhe amerikanë të "Eurocopter".
Kutia e zezë iu dorëzua hetuesve të Prokurorisë së Shkodrës për hetim, nga ku pritet që pas ekzaminimeve të hidhet dritë rreth shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit të ushtrisë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur. Kutia e zezë pritet të zbardhë intinerarin e lëvizjeve dhe manovrimeve të kryera nga helikopteri që nga momenti i nisjes së tij në Farkë e deri në momentin e aksidentit.
Ekspertët francezë dhe ata shqiptarë, pritet të kryejnë analizimin e kutisë së zezë të helikopterit në Institutin e Policisë Shkencore në kryeqytet, ku ai pritet të mbërrijë në vijim.
Nga kutia e zezë pritet të merren të dhana që lidhen me itinerarin, lartësia dhe shkaqet apo defektet që mund të ketë pasur helikopteri gjatë udhëtimit.