Kompani low cost në aeroportin e Kukësit? - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet shqiptare kane premtuar se brenda këtij vitit mund te vihet ne funksion aeroporti i Kukësit, pas marrëveshjes se arritur me kompaninë koncesionare TIA. Por a do te mund te tërheqë ky aeroport kompani low cost ne Shqipëri? Ekspertet e fushës turistike e shohim me dyshim, për shkak te pozitës gjeografike, ndërsa vete Ministria thotë se dy prej kompanive te njohura tashme kane shfaqur interes për te operuar ne Shqipëri. Por si funksionojnë kompanitë low cost? Ato e sigurojnë fitimin e tyre duke i shërbyer nje numri te madh pasagjeresh. Ne Shqipëri, është e vështire te sigurohet nje numër i tille per gjate gjithë vitit. Piku me i larte i fluturimeve arrihet ne muajin korrik, gusht dhe dhjetor. Ne analizat e tyre, kompanitë low cost marrin ne konsiderate shpeshtësinë e fluturimeve, numrin e popullsie, prodhimin e brendshëm bruto etj. Tregu shqiptar ajror dominon ne fluturimet drejt Italisë qe mban 65% te tregut vjetor, e qe aktualisht operojnë dy kompani. Por ka edhe nga ato qeveri qe i subvencionojnë kompanitë low cost. E tille është Maqedonia. Heqja e ekskluzivitetit te fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti ?Nene Tereza? i hap dritën jeshile qeverise qe te hape aeroporte te reja. Por qe kjo marrëveshje te ketë efekt ne ekonomi dhe ne buxhetet e shqiptareve, te cilët përdorin transportin ajror, qeveria duhet te kete një strategji te qarte per mënyrën se si duhet ta zhvilloje ketë treg.

Free Traffic Exchange