Rama: Ka ardhur momenti shteti t’i çelë dyert e shkollave besimit fetar

2016-04-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare ka vendosur të fusë në shkolla kulturën fetare.
Lajmin e bëri publik kryemisnitri Edi Rama gjatë një aktiviteti për ditëlindjen e profetit Muhamed.
Rama tha se të rinjtë sot janë të paarmatosur me dijen fetare për tu përballur me ekstremizmin ekstrem që nuk ka asnjë lidhje me fenë.
Edi Rama: Besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t?i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. Ti çelë dyert e shkollave për t?i dhënë çdo fëmije mundësinë të armatoset me instrumentat e dijeve dhe të mos jetë viktimë e propagandave tunduese të atyre që s?kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime të cilat janë të destinuara të ndëshkohen sepse janë të ndëshkuara qysh në librat e shenjtë. Unë besoj se sot të gjithë duhet të ndjejnë përgjegjësinë e madhe të faktit se të rinjtë, adoleshentët në Tiranë apo në Paris, në Prishtinë apo në Londër, në Europë apo në Amerikë janë të paarmatosur me instrumentat e dijes për tu përballur me demagogët, me sharlatanët, me maskarenjtë që kërkojnë të nxjerrin përfitime duke e përgjakur njerëzimin apo duke e tërhequr prej hunde.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-ka-ardhur-momenti-shteti-ti-cele-dyert-e-shkollave-besimit-fetar/

Free Traffic Exchange