Basha: Do shfuqizohet ligji i arsimit të lartë, 150 milionë euro mbështetje për bujqësinë

2016-04-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka diskutuar me banorët e Mulletit, Baldushkut dhe Priskës për programin ekonomik të kësaj force politike. Basha u ndal në sektorët e arsimit dhe bujqësisë. Ai premtoi shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe vendosjen në qendër të studentit. Ndërsa për bujqësinë, duke e konsideruar sektor priortar, Basha theksoi se në program është parashikuar mbështetje buxhetore prej 150 milionë euro në vit.
Programin e Partisë Demokratike për arsimin dhe bujqësinë, kreu i kësaj force politike e ka diskutuar me banorët e Mulletit, Baldushkut dhe Priskës. Duke iu përgjigjur interesimit të të rinjve për arsimin e lartë, Basha ritheksoi se ligji, i hartuar në mënyrë klienteliste do të shfuqizohet dhe në qendër do të vendoset studenti.
Basha: ?Do vendosim studentin në qendër të të vëmendjes.Ti vendos vet ku do studiosh. Po studiove juridik, do kesh 50 pikë bonus.Po studiove agronomi do kesh 120 pikë bonus. Sepse? Sepse unë e di që një inxhinjer mekanik, një agronom nesër brenda tregut shqiptar dhe në bashkëpunim me tregun europian do ta kenë shumë më të lehtë ta punësojnë se sa një person i një profesioni më i kudogjendshëm dhe më pak i përdorshëm?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-do-shfuqizohet-ligji-i-arsimit-te-larte-150-milione-euro-mbeshtetje-per-bujqesine/

Free Traffic Exchange