Report TV - Vrasja, Garda: Nuk kishim dijeni për konfliktin, gjykata s’na njoftoi

2016-04-09 2

800 efektivët e gardës së Shqipërisë brënda muajit prill do të deklarojnë në një formular të gjitha konfliktet civile që ata mund të kenë me familjarët bashkëshort, bashkëshorte, prind, pjesëtarë familje, rreth shoqërore dhe koleg pune.

Është ky vendimi i Gardës marrë 24 orë pas përfshirjes së gardistit Admir Dervishit në vrasjen e Ida Dervishit gruas së tij me armën e shërbimit.Vendimi i gjykatës urdhër mbrojtjee për Ida Dervishin parashikonte mbajtien e distancës nga Admiri, Respektimin e Bashkëshortes, ndalimin e dhunës fizike e psikologjike dhe për respektimin e monitorimin e këtij urdhëri ngarkohen shërbimit social dhe komisariatit numër 4 lagje në të cilën çifti Dervishi ka banuar deri në 2015-ka vendosur gjykata.

Përse nuk u hoq arma Dervishit apo të largohej nga shërbimi?
Sipas ligjit arma një efektivi të gardës apo largimi nga detyra bëhet kur ai arrestohet në kushtet e flagrancës të një krimi, kur pezullohet me vendim gjykate apo kur dënohet penalisht. Në rastin e urdhrit të mbrojtjes gjykata nuk ka caktuar asnjë masë të tillë por nuk ka njoftuar as qendrën e punës Gardën e Republikës ku prej 2009 Dervishi ishte efektiv me gradë nën oficer.

Por çfarë armatimi mbajnë efektivët e gardës?
Sipas ligjit ata mbajnë armatimin personal që është pistoletë përgjatë gjithë kohës kur ndodhen dhe kur nuk ndodhen në punë dhe e dorëzojnë atë vetëm kur pezullohen nga puna, largohen me dëshirë apo hiqen.

Po ashtu ata mbajnë dhe armatim të rëndë si automatik kallashnikov dhe m5 të cilin kanë të drejtë ta përdorin vetëm në orarin e shërbimit dhe sapo mbarojnë turnin e punës e dorëzojnë.

Admir Dervishi pritet që të dalë të premten para Gjykatës së Tiranës për t?u njohur me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare e cila me kodin e ri penal dënohet nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm.