Report TV - Daja e Idës për Report TV: Admiri kreu vrasje të trefishtë

2016-04-09 1

Nëna e dy fëmijëve të ekzekutuar nga bashkëshorti i saj gardist nuk do të mbajë më mbiemrin e të shoqit Dervishi, por atë të vajzërisë Spahia. Është ky vendimi i familjes së Idës e cila banon në lagjen e njohur si Parku i Autobuzëve në kryeqytet në katin e parë të këtij pallati parafabrikat.

Pamjet flasin vetë për kushtet ekonomike të familjes Spahia ku siç na thotë Ferideja jashtë kamerave fëmijët e Idës do të rriten jetim siç u rrit Ida pa babain dhe nëse drejtësia nuk dënon vrasësin e vajzës së saj atëherë ajo do hakmerret.

Daja i Idës vrasjen e cilëson një krim të trefishtë, pasi me vdekjen e Idës fëmijët mbeten në rrugë. Ndërkohë Admir Dervishi autori i këtij krimi këtë të premte u la në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare.

Seanca ndaj tij u zhvillua me dyer të mbyllura ku mësohet se efektivi i gardës është shprehur se s?kish qëllim të vriste gruan, por ta trembte atë me armë.

Dervishi paçka se ka pranuar krimin nuk ka shfaqur pendesë para togave të zeza, ndërsa prokuroria i komunikoi atij akuzës për krimin e kryer.

Krimi brenda familjes Dervishi ndodhi mëngjesin e të mërkurës ku efektivi i gardës qëlloi me 4 plumba nga pistoleta e shërbimit gruan e tij, krim ky i ndodhur në sy të fëmijëve djalit 6-vjeç e vajzës 10 muajshe.

Free Traffic Exchange