Report TV - Detaje nga operacioni/Gjendet ora e dorës së pilotit Floran Delia

2016-04-09 6

Report Tv zbardh detaje të reja nga hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë, për shkak të të cilit mbetën të vdekur, dy pilotët kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari Gerald Baramuça.

Burime të grupit të hetimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit thanë se nga hetimi është ngritur dyshimi se helikopteri është rrëzuar nga një problem në motorin e tij.

Burimet thanë se ky dyshim është ngritur bazuar në këqyrjen e helikopterit por edhe në dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes.

Ekspertët kanë ngritur dyshimin se ky problem ka shkaktuar edhe mosfunksionimin e helikës së helikopterit, e përbërë kryesisht me fibër karboni. Po kështu sipas burimeve, është përjashtuar deri në këtë moment të hetimit, gabimi njerëzor i pilotëve.