Report TV - Tiranë, hapet për herë të parë për publikun vila e ish-diktatorit

2016-04-09 2

Çdo qytetar do të ketë mundësi të shuajë kërshërinë e tij për të mësuar se si jetonte ish-diktatorit, pasi këtë muaj, ish-rezideca e Enver Hoxhës në kryeqytet, pritet të hapet për publikun, për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë dëgjesës publike që zhvilloi për planin e ri urban të Tiranës, që drejtohet nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri.

?Shpresoj që përveç ?Resë?, në muajin prill, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, të hapim atë që njihet si vila e Enver Hoxhës në ish-Bllok. Besoj se shfrytëzojmë disa hapësira që mund të kenë qenë tabu apo qeveritare, me shërbime të kufizuara, duke i hapur për publikun dhe krijuar këto lloj ?qelizash? në të gjithë qytetin që mund të gëlojnë si nga jeta ekonomike, ashtu edhe nga jeta kulturore?, deklaroi Veliaj.