Report TV - Referendumi, Blushi: I stisur, kutitë e votimit janë mbushur një ditë para

2016-04-09 0

Referendumi i 9 prillit e ka ndarë në dy grupime Partinë Socialiste. Ministrat dhe deputetë janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë duke lobuar ?pro? tij, ndërsa mbështetësit e Ben Blushit kanë nisur paralelisht antifushatën.

Nga Dibra deputeti Ben Blushi ju bëri thirrje të gjithë socialistëve të denoncojnë të gjitha parregullsitë e referendumit të nesërm të montuar të Edi Ramës. Ai sërish akuzoi Ramën si shkaktarin kryesor të keqdrejtimit të Partisë Socialiste dhe grabitjen e mandatit nga një referendum i stisur.

"Një referendum ku asgjë nuk është reale dhe normale. Ku kutitë e votimit janë të mbushura pa filluar ende votimi. Një referendum ku socialisti i vërtetë nuk e gjen emrin ose më saktë ku nuk ka lista zgjedhësish?, u shpreh Blushi.

E nëse Berisha vidhte votat tona, shprehet Blushi, Edi Rama do hyjë në histori si kryetari që vjedh votat e anëtarëve të partisë që ai drejton, pra të socialistëve.