Report TV - Klosi: Referendumi nesër, edhe për mënyrën se si kemi qeverisur

2016-04-09 0

Referendum i së shtunës për mandatin e kryetarit do të jetë një referendum edhe për mënyrën e qeverisjes së Partisë Socialiste.

Kështu ka deklaruar Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, i cili ishte i ftuar në emisionin ?45 minuta? nga Denis Minga në Report Tv. Ai u shpreh i bindur se pjesëmarrja do të jetë shumë e lartë.

"Ky referendum është një vlerësim për mënyrën sesi ne po qeverisim, sesa qeverisja e Edi Ramës po realizon premtimet tona në këto 2 vite e gjysmë. Ata që votojnë nesër janë anëtarë të PS, për të dëshmuar mbështetje për qëndrimet e PS dhe lidershipin e PS. Kjo është një arsye më shumë për të dalë nesër masivisht në votime. Ky është një ushtrim organizativ i partisë, që do të thotë se ne kemi një numër të regjistrit të anëtarësisë aktive, kemi pastruar listat dhe kjo anëtarësi është aktive sot. Referendumi ka shumë arsye që do t'i nxjerrë nesër në votim. Nëse nuk ka pjesëmarrje 50%, unë nuk do të jem më në politikë", u shpreh Klosi.

Free Traffic Exchange