Report TV - Serviset e makinave, jo më pa drejtues ligjor, ja kushtet që duhen

2016-04-09 8

Asnjë servis makinash nuk do mund të operojë më pa pasur një përgjegjës teknik, një drejtues ligjor, sipërfaqe minimale prej 30 metrash ku duhet të gjendet së paku një kompjuter, dhe një diagnostikues elektronik për kontrollin e parametrave të motorit. Përmes një Udhëzimi Ministria e Transporteve ka bërë publike kushtet që duhet të përmbushin serviset për të marrë licencë në aktivitetin e riparimit të automjeteve.

Udhëzimi përcakton që ccdo servis duhet të ketë minimalisht një gropë riparimi ose ose pajisje ngritëse, një elektrokompresor, 2 pajisje të mbrojtjes nga zjarri. Akitiviteti I riparimit të mjeteve do të mund të zhvillohet vetem në ambient të mbyllur, me ndriçimin e duhur dhe instalimet e nevojshme elektrike dhe të ajrimit, me sipërfaqe jo me pak se 30 (tridhjetë) metra katror, ku mund të qëndrojë 1 autoveturë ose sipas rastit 1 kamion apo autobus. E detyrueshmë është edhe krijimi I një zyre për punë administrative.

Free Traffic Exchange