Report TV - Nxirren nga Liqeni i Shkodrës pjesë të helikopterit, s'gjendet kutia e zezë

2016-04-09 2

Polumbarët e RENEA-s dhe FA-ve, kanë nxjerrë nga Liqeni i Shkodrës, mbetjet e helikopterit të Ushtrisë, EC 145, të rrëzuar dy ditë më parë.

Puna për nxjerrjen e helikiopterit filloi mëngjesin e sotëm me matjet dhe vetëm rreth orës 17:00 është bërë e mundur nxjerrja.

Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kutisë së zezë, e cila do të hedhë dritë mbi aksidentin e helikopterit të ushtrisë, i cili i mori jetën 2 pilotëve profesionistë dhe plagosi një tjetër.