Report TV - Manjani: Gjykatat të mos bëhen pengesë për kreditë e këqija

2016-04-09 0

Në fjalën e tij gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Apelit ministri i Drejtësisë Ylli Manjani preku si një ndër çështjet kyç dhe problematike atë të kredive të këqija .Ai tha se Gjyqësori duhet të lejojë përmbarimin të ekzekutojë vendimin dhe jo t?i bllokojë me procedura.

"Shumë shpejt do t?i propozojë qeverisë një paketë ligjore, i cili përforcon rolin e përmbaruesit, pasi mesazhi është ky: kush ka marrë kredi duhet ta kthejë pas, kokërr më kokërr. Vërtet marrëveshja është private, por interesi është publik. Nuk kemi ndërmend të cedojmë, sepse mund të ketë pasoja më vonë. Çështja e kredive të këqija duhet adresuar me përparësi. Si çdo titull ekzekutiv tjetër, duhet zbatuar. Ftesa ime është: ju lutem të lejojmë përmbarimin të zbatojë vendimet. Nuk mbrohet debitori duke i thënë mos paguaj kredinë!"-tha Manjani