Report TV - Veliaj: Familjet e përmbytura nga shirat tashmë kanë shtëpizë të vogël

2016-04-09 1

Gjetja e zgjidhjeve për strehimin e komunitetit rom mbeten ndër objektivat kryesorë të Bashkisë së Tiranës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nga afër punën që po bëhet për ngritjen e parkut të rulove për banorët e komunitetit rom,të cilët u përmbytën gjatë shirave të muajit janar në Bregun e Lumit.

I shoqëruar nga ambasadorja e Hollandës në vendin tonë, Dewi van de Weerd, përfaqësuesi i UN-it, Brian Williams dhe drejtuesit të Ecovolis, Ened Mato, kryebashkiaku Veliaj vizioi ambientet e parkut, si dhe bisedoi me banorët që do të strehohen aty, duke u njohur me problematikat që shoqërojnë jetën e këtij komuniteti.

Veliaj vlerësoi se falë punës dhe angazhimit edhe të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, një pjesë e komunitetit rom do kenë tashmë një strehë të përhershme ku do mund të jetojnë.

?Më vjen mirë që në një situatë, e cila me shirat e fundit u bëdramatike, ku shumë anëtarë të komunitetit rom ishin vunerabël prej përmbytjeve dhe u strehuan në këto kapanone për çështje të emergjencës, sot kanë një shtëpizë të vogël, modeste, por të sigurt, të ngrohtë, jashtë të gjitha rreziqeve që mund të sjellë moti e natyra. Besoj se tani, hapësirat që u përdorën për emergjencat, mund t'i kemi për çdo situatë tjetër?, tha Veliaj.