Report TV - Kastriot Ismailaj transferta të dyshimta,'Të konfiskohet pasuria'

2016-04-09 1

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar këtë të premte nga gjykata konfiskimin e 3.7 milion dollarëve para në llogaritë bankare të ish administratorit të borxheve të CEZ dhe pronarit të DIA Kastriot Ismailaj.

Sipas prokurorisë e cila ka nisur hetimet ndaj Ismailajt është aplikuar ligji antimafia dhe Ismailaj nuk ka mundur të justifikojë burimin e kësaj pasurie.

Por cilat janë kompanitë ku kanë qarkulluar këto para.
Nga materiali hetimor i prokurorisë së krimeve të rënda, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë ?Adriatic Development Corporation Ltd?, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) shpk.; ?Asset?, shpk; Debt International, Advisory ? Dega në Shqipëri?; dhe ?Vl Marketing Distribution?.
Prokuroria shkon më tej ku në trasnfertat e dyshimta brënda dhe jashtë shqipërisë rendit për Ismailajn dhe kompaninë e tij të mineralve.

I pandehuri Kastriot Ismailaj është Ortak i Vetëm Themelues i Shoq?risë ?Adriatic Development Corporation Ltd., me vendim të Gjykatës Tiranë dt. 28.12.2006. Shoqëria ka si me Objekt ?Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike?.
Kjo shoqëri ?sht? fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por n? llogarit? e k?saj shoq?rie jan? kryer transakione financiare q? shkojn? n? miljona Euro, shprehet akuza në dokumentat e saj hetimore.

Referuar shifrave për 9 vite nga 2006 në 2015, Ismailaj rezulton se ka qarkulluar 10 milion dollarë në llogaritë e tij bankare afro 1.1 milion dollarë në cdo vit.


Gjatë periudhës 2006-2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në shoqërinë ?Adriatic Development Corporation? në vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro.

Nga hetimi ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006-2015, për të gjitha transfertat dalëse nga shoqeria Adriatic Development Corporation në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara. Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër.

Por packa hetimeve në miliona euro asnjë transaksion nuk është deklaruar në zyrat e tatimeve duke provuar qëllimin e tyre fiktiv.